Antoine Griezmann vendos që mbyllë zërat e merkatos që po qarkullojnë së fundmi në lidhje me të ardhmen e tij. Është folur shumë për mundësinë e transferimit të tij te Manchester United, madje ditët e fundit ka qenë vetë Griezmann që ‘i ka hedhur benzinë zjarrit’ teksa në një intervistë ai kishte thënë që shanset e kalimit të tij te ‘Djajtë e Kuq’ ishin në masën 60%. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Griezmann mendoi të sistemojë gjërat duke deklaruar se zërat për largimin e tij nga Madridi ishin të pabaza pasi ai vazhdon të jetë pjesë e ‘Los Colchoneros’. Në të njëjtin postim Griezmann shtoi se për të ardhmen ai do të vendosë pasi të jetë konsultuar me këshilltarët e tij sportivë. Kontrata e Griezmann me Atletico Madrid skadon në vitin 2021 dhe ai ka një klauzolë të zgjidhjes së saj prej 100 milionë Eurosh.
sfidanti.al