Zlatan Ibrahimovic përpara se të kthehej në Milano u bë protagonist I mediave suedeze për shkak të një gjobe teksa u kap duke drejtuar një makinë Ferrari Monza SP 2 pa autorizimin e nevojshëm.
Makina e zezë me tapiceri të kuqe që Ibra ia dhuroi vetes për 39 vjetorin e lindjes duke shpenzuar 1.6 milionë Euro, në fakt nuk ishte regjistruar ende si në pronësi të Zlatan Ibrahimovic, kështu që futbollisti nuk e kishte lejen për ta drejtuar atë lirisht në rrugët e Stokholmit, sic edhe bëri në të vërtetë.
‘Makina u bllokua që në 30 mars dhe ishte ende në këtë gjendje-tregon Drejtori I Agjencisë Suedeze të Transportit, Mikael Anderson-nuk mund të drejtohet një makinë për të cilën është dhënë urdhri të mos lëvizë, mund të drejtohet vetëm për të shkuar në oficinën më të afërt’.
Sfidanti.al