Alarmi coronaviorus bie sërish në futbollin turk. Pas skuadrës së divizionit të Dytë, Erzurumspor BB, Covid 19 është shfaqur edhe në divizionin më të lartë të këtij kampionati, Super Lig. Skuadra e Besiktas bëri të ditur se testet e kryera zbuluan 8 persona të prekur nga coronavirusi,por pa specifikuar nëse bëhet fjalë për futbollistë apo anëtarë të tjerë të klubit.
Mjeku social i Besiktasit, Tekin Kerem Ulku vë në dukje se testet u kryen nga të gjithë punonjësit e klubit. Ky rast nuk ka bërë gjë tjetër vecse ka rritur ankthin për rifillimin e kampionatit që është përcaktuar në 12 qershor.
Ndërkaq te skuadra e Erzurumspor, rezultuan 11 raste pozitive me Covid 19; nga të cilët; 4 janë futbollistë, 5 punonjës të klubit, 1 anëtar i stafit teknik dhe 1 drejtues. Ata u dërguan në spital dhe hynë në izolim.
Sfidanti.al