Marcelo Rios vihet në qendër të polemikave.Ish tenisti kilian, numri 1 i botës në vitin 1998, deklaroi në Instagram se mbështet politikën e diktatorit të Filipineve Rodrigo Duterte i cili pak javë më parë I tha policisë që të qëllonte për të vrarë këdo që thyente rregullin e karantinimit të vendosur për shkak të emergjencës coronavirus.
Është kjo një zgjidhje, të cilën Rios dëshiron ta shohë të aplikohet në vendin e tij ku shënohen më shumë se 34 mijë të prekur dhe 346 të vdekur
‘Nuk e di se cfarë lloj qeveria ka ky vend, por bëhet fjalë vrasja e 2 djemve që nuk e respektojnë-shkruan ish tenisti në postimin e tij duke iu referuar thyerjes së rregullit të karantinës teksa komentonte politikën e Dutertes-Jam i sigurt se pas kësaj asnjë i ri tjetër nuk do ta bënte. Kujdes; ky është vetëm mendimi im personal; mendoj se kur gjërat të dalin jashtë kontrollit duhet të përdorësh grushtin e hekurt’.
Sfidanti.al