Inter, Lautaro Martinez e pranon: Ose Barcelona, ose asnjë skuadër tjetër

Në Barcelonë, është vetëm një emër që ka monopolizuar faqet e para të të përditshmeve sportive; Lautaro Martinez, i përzgjedhuri i skuadrës katalanase, sigurisht nga Lionel Messi. Sulmuesi i Interit ka bërë që të krijohet telenovela e radhës e merkatos së transferimeve e pasuruar me një episod të ri.

E përditshmja ‘El Mundo Deportivo’  publikoi atë që duket si një mesazh ‘coming out’ i Lautaro Martinez në drejtim të Beppe Marottës; ose shkoj te Barcelona,ose asgjë, mbetem te Inter. Që do  të thotë se argjentinasi nuk e merr aspak në konsideratë hipotezat e tjera; Paris Saint Germain apo Manchester City,

Me pak fjalë, sipas asaj që publikon kjo e përditshme, dëshira e Lautaro Martinez është e qartë; Nëse Barcelona paguan klauzolën ai do të shkojë në  Spanjë, nëse nuk e paguan ai pretendon gjetjen e një marrëveshje mes klubeve për cmimin dhe futbollistët që do të përfshihen në tratativa dhe nëse nuk do të ketë as akord, atëherë ai qëndron te Interi, por me kushte ekonomike të rishikuara.

Ndërkaq ‘El Mundo Deportivo’ zbulon edhe një intervistë të vetë Lautaros në 2017 kur ishte ende pjesë e Racing se cilat janë pasionet e futbiollistit; La Liga si kampionati I preferuar, Messi si idhull(më shumë se Maradona) dhe Barcelona si skuadra evropiane e zemrës; nuk është ndonjë gjë e re, vetëm se në momentin e kalimit nga Argjentina në Evropë, ishte Interi që e fitoi shërbimin e tij, falë edhe punës së Militos.

Sfidanti.al