Suarez s’i ndahet shpirti nga Barcelona, hap tjeter restorant në qytet

Luis Suarez  në vitet e fundit është shndërruar në një prej futbollistëve më të suksesshëm në botë dhe jo vetëm për arritjet e tij në fushën e lojës, por edhe për aftësitë e tij për të bërë biznes. Sulmuesi uruguajan po ndërton një perandori të tijën në këtë pikë.

Deri tani ish futbollisti i skuadrës së Barcelonës kishte në zotërim vetëm 2 restorante me gatime të traditës uruguajane në qytet me emrin ‘El Chalito’, njëri prej të cilëve është në një prej rrugëve më të njohura të Barcelonës, Rruga Catalunya, ndërsa tjetrin e ka në zonën ku jetonte deri përpara pak javësh në Casteldefels

Por tani, Suarez bën të ditur se ka hapur edhe një restorant të tretë në një tjetër rrugë të famshme në Barcelonë, Via Augusta. Por në këtë rast mund të themi se është një vendim shumë i guximshëm duke parë situatën aktuale në Katalonjë, ku baret dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllur deri në fund të muajit tetor.

Megjithatë, futbollisti dhe këshilltarët e tij kanë ditur të manovrojnë dhe  hapën restorantin e ri të llojit ‘take away’ që është i vetmi shërbim disponibël. Që do të thotë, se njerëzit nuk mund të konsumojnë vaktet në restorant, por mund t’i porosisin

Sfidanti.al