Luka Joviç mund të jetë larguar prej dy sezonesh tashmë, e madje mund të rrezikojë burgun në Serbi, por Ajntrahti i Frankfurtit ka bërë që jeta të vazhdojë duke pasur një treshe të re të sulmit. Madje, ja ka dalë edhe pa Ante Rebiçin që është tek Milani, dhe Filip Kostiçin e dëmtuar. Revista “Kiker” thekson se skuadra e qytetit mbi Rin shkon këtë të shtunë drejt Mynihut me më shumë besim për sfidën ndaj Bajernit. Në repartin e përparmë janë Kamada, Dost dhe Silva dhe kjo treshe ka qenë produktive gjatë ndeshjeve të Bundesligës. Kamada ka 1 gol dhe 3 asistë, Andre Silva ka 3 gola dhe 2 asistë, ndërsa Bas Dost ka 2 gola e 2 asistë. i vetmi lojtar tjetër i Frankfurtit që ka shënuar gol është Sebastian Rode. Frankfurti shpreson që Kostiçi të mund të rikuperohet (ndonëse duket e vështirë), sepse ai është i shpejtë dhe Bajerni vuan ndaj ekipeve që luajnë shpejt siç e tregoi ndaj Seviljes dhe Hofenhajmit.
Sfidanti.al