Luka Jovic rrezikon shumë. Sulmuesi i Realit të Madridit mund të dënohet me 6 muaj burg për mosrespektim të rregullave anticovid në vendin e tij, në Serbi. Në muajin mars, Jovic theu rregullin e izolimit të vendosur nga qeveria serbe në momentin që ai u kthye në Beograd nga Spanja për shkak të emergjencës coronavirus. Pasi u zbulua nisi procesi dhe shumë shpejt drejtësia serbe do të japë edhe verdiktin e saj.
Një dënim me burg i Jovic do të jetë një telash i madh për sezonin e futbollistit por edhe të Realit të Madridit që nuk po jeton një moment të mirë. Gjithsesi, dënimi me 6 muaj burg është kërkesa e bërë nga prokuroria dhe nuk është e thënë që gjykatësi të pranojë atë, kështu që mund të japë një dënim më të lehtë, ndoshta duke e sanksionuar me nje gjobë të majme. Për më tepër, Jovic i ka paguar tashmë 30 mijë Euro për thyerje të protokollit sanitar në atë moment.
Sfidanti.al