‘Space Jam 2’, kolegët i kthejnë shpinën Lebron Xhejmsit

Pak muaj para fillimit të xhirimeve të ‘Space Jam 2’ me protagonist LeBron Xhejms, stafi i produksionit duket se po përballet me probleme pasi yjet e tjerë të kampionatit të NBA nuk duan të jenë pjesë e këtij projekti.
Në Versionin e parë të ‘Space Jam’, Majkëll Xhordan ishte i shoqëruar nga emra të tillë si Carls Barkli, Patrik Juing, Lerri Xhonson apo Magsi Boges. por yllit të Los Anxheles Lejkërs po has në vështirësi shumë të mëdha për të bindur kolegët e tij që të bëhen pjesë e këtij filmi të animuar.

Sipas ESPN, Xhejms pavarësisht përpjekjeve të tij, nuk mundi dot që të bëjë për vete asnjë prej yjeve të tjerë të NBA. Duket se arsyeja është që askush prej lojtarëve të tjerë nuk dëshiron që të shfaqet në film nën hijen e ‘Mbretit’ Xhejms.

Për më tepër, xhirimet e këtij filmi mund të përkojnë me periudhën e fazës përgatitore për kampionatin botëror të basketbollit që do të mbahet këtë verë në Kinë. Ndërkaq emrat që shihen si bashkëpunëtorët e mundshëm të Xhejms janë disa prej miqve të tij më të mirë si Kris Pol, Karmelo Entoni apo Duejn Uejd, megjithatë duhet bërë ende një punë e madhe për të plotësuar krejt skuadrën.

sfidanti.al