Valencia këtë të enjtë do të luajë në Europa League me objektivin për të kaluar në gjysmëfinale të kompeticionit. Pengesa e skuadrës valenciane në rrugën e saj është një skuadër spanjolle, Vijarreali dhe ky është një problem i madh për të. Në fakt Valencia përballjet me ekipet spanjolle në Evropë i ka një mallkim pasi në të gjitha rastet është eliminuar përsa i përket formatit aktual të kompeticionit.
Rasti më i fundit është ai sezonit 2015/2016 ndaj Atletik Bilbaos kur Valencia pasi përmbysi rezultatin 1-0me gola të Aderlan Santos e Santi Minës, pësuan një gol nga Aduriz me kundërsulm në Mestalla duke u eliminuar. Bëhet fjalë për 1/8 e finaleve të Europa League.
Por eliminimi më i dhimbshëm është ai i sezonit 2013/2014 kundër Sevijës. Valencia përmbysi humbjen 2-0 të ndeshjes së parë në Piz’huan me gola të Feguli, Xhonas e Matjë, por në minutën e 93 Mbia shënoi për Sevijan duke shkatërruar ëndrrën e valencianëve për të parë skuadrën e tyre në finale. Edhe Atletiko Madrid e ka eliminuar Valencian në Europa League, madje 2 herë. Në gjysmëfinalen e vitit 2011/12 dhe në sezonion 2009/10 ku në këtë të fundit pati shumë polemika për një ndërhyrje të Huanitos ndaj Zigic duke grisur fanelën e këtij të fundit
Megjithatë ka një precedent pozitiv për Valencian në këtë pikë. Në sezonin 2003/2004, në formatin e Vjetër, Kupa UEFA, Valencia u përball pikërisht me Vijarrealin të cilin e eliminoi madje në fund fitoi edhe trofeun
sfidanti.al