Bastian Shvajnshtajger është i vendosur të luajë përsëri për Mançester Junajtidin, por për momentin nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të stërvitet dhe të argëtohet me jetën e tij familjare dhe shoqërore. Së fundi, ai ishte në Arenën “O2” në Londër, ku ndoqi finalen e Turit Botëror, mes Andi Marrejt dhe Novak Gjokoviçit. Mesfushori gjerman ishte në shoqërinë e gruas së tij, tenistes Ana Ivanoviç, e cila besohet se u mërzit ca, ndonëse në foto duket shumë e qeshur.
Gjokoviç, patrioti i saj serb, u mund nga skocezi, dhe e mbylli vitin në vendin e dytë në botë, diçka që kishte kohë që nuk ndodhte. Ana, po ashtu, sikur po “përton” të shkëlqejë si më parë, ndoshta edhe ajo ndihet mirë me bashkëshortin në krah, duke shijuar jetën.