Shakira drejt një ‘Triplete’; këngëtarja, e nominuar për tre çmime muzikore.

Shakira drejt një ‘Triplete’; këngëtarja, e nominuar për tre çmime muzikore.

Shakira që ka publikuar këngën ‘Nada’, hiti i dytë i saj i albumit ‘El Dorado’, këtë verë përgatitoet të fitojë ‘tripletën’ e saj të veçantë. Artistja  kolumbiane, partnerja e futbollistit të Barcelonës, Gerard Piquè, është e nominuar për fitimin e 3 Çmimeve ‘Juventud’ me 2 nga këngët e saj më të dëgjuara. Ceremonia e ndarjes së këtyre cmimeve do të zhvillohet në 1 qershor dhe do të organizohet nga Univision. Shakira do të garojë në këtë kompeticion me hitet ‘Bicicleta’ që është një bashkëpunim me Carlos Vives dhe ‘Chantaje’ me Malumën . Rivalët e saj në këtë garë janë disa prej emrave më të njohur të muzikës si Enrique Iglesias, Pitbull, Ricky Martin apo Fonsi Nieto. Çmimet janë të ndara në 10 kategori dhe lista është e përpiluar nga një juri e formuar nga profesionistë të industrisë së muzikës dhe medias, ndërsa fituesit do të përcaktohen nga publiku që do të votojnë nëpërmjet Facebook apo online. Në albumin ‘El Dorado’ është I përfshirë edhe hiti ‘Me Enamore’  që këngëtarja ia ka dedikuar Piquè me futbollistin që do të ketë rolin e protagonistit pikërisht edhe te ‘Nada’. Por Shakira nuk ndalet këtu. Paralelisht, artisja 40 vjeçare ka prezantuar edhe një lojë të bazuar pikërisht te albumi ‘El Dorado’.

sfidanti.al