WBA vendosi të përsërisë ndeshjen e boksit të peshave të mesme e vlefshme për titullin botëror mes N’Dam dhe Muratës. Dhe e gjithë kjo ndodhi pas vendimit skandaloz të 2 prej 3 gjyqtarëve të sfidës që ia akorduan fitoren N’Dam që shkaktoi polemika të shumta. Në sfidën e zhvilluar në Tokyo, N’Dam 33 vjeçar e pa kundërshtari që e ngjiti me litarët e ringut në raundin e katërt, ndërkohë që gjatë gjithe ndeshjes ai hasi në vështirësi , por çuditërisht gjyqtarët ia dhanë atij fitoren duke befasuar të gjithë. ‘Pasi e pashë ndeshjen gjykoj se fitorja është 117-110 për Muratën-deklaroi presidenti i WBA, Gilberto Jesús Mendoza.-në radhë të parë i kërkojmë falje Muratës dhe të gjithë tifozëve japonezë të boksit. Nuk ka fjalë që mund të riparojë dëmin e shkaktuar. Do t’I kërkojë Komitetit organizator mbajtjen e një tjetër ndeshjeje. Jam shumë i zhgënjyer për polemikat e krijuara. Synimi im është që të marr vendime të qarta që të tregojnë transaprencën të thithë tifozëve të këtij sporti’. Për Muratën, fitues I medaljes së artë në Lojërat Olimpike të londrës’ ajo me N’Dam ishte humbja e parë si profesionist pas 12 fitoreve radhazi.
sfidanti.al