‘Miss Bumbum’ rrëfehet: Duhet të konsumoja alkool që të mund të pozoja e zhveshur

Erika Canella, e para Miss Bumbum me ngjyrë është protagonistja e kopertinës së revistës ‘Playboy’ në edicionin portugez të saj. Fituesja e edicionit të fundit të konkursit të veçantë për të pasmet më të mira, përpara pak kohësh u përfshi në një  polemikë kur deklaroi se Cristiano Ronaldo e kishte ngacmuar. Këtë radhë ajo foli për fotot e saj të zhveshura në këtë revistë. ‘E pranoj se piva për të kryer fotot e mia të para nudo-tregon Canella e cila tha se është shumë e turpshme dhe se ky sesion fotosh pa rroba ishte si një sfidë për të. Por pasi e kaloi këtë problem, Erika pranoi të bëhet objektiv i aparatit fotografik të Adriano Kiriharas i cili arriti të fitojë edhe një çmim për fotot e realizuara në President e Epitacio një prej vendeve më të bukura të Brazilit.

sfidanti.al