Shakira dhe kërcimi i saj sensual në bikini

Përpara pak ditësh pamë Shakirën që u ngjit sërish në skenë teksa shkëlqeu në koncertin e Alehandro Sanz në Barcelonë. Gjatë këtij spektakli, njerëzit filluan të harronin muzikën duke e përqendruar vëmendjen të këngëtarja kolumbiane, pasi shumë persona filluan të ngrenë dyshime për një shtatzëni të tretë të mundshme të Shakirës.

Por pa thënë asnjë fjalë, e fejuara e Xherard Pike, mohoi zërat për shtatzëninë e saj teksa në rrjetet sociale postoi një video ku ajo shfaqet duke bërë një kërcim sensual me bikini plazhi me ngjyrë rozë që ajo vetë i ka dizenjuar

‘Cfarë mendimi keni për këtë kostum banjo që kam dienjuar?-shkruante Shakira në postimin e saj pranë videos që në vetëm pak orë regjistroi 10 milionë rishpërndarje dhe mbi 30 mijë komente.

sfidanti.al