Ferrari heq dorë nga apelimi për dënimin e Fetelit me 5 sekonda në Cmimin e Madh të Kanadasë, por vendosi të ushtrojë të drejtën e rishikimit të cështjes së cilës mund t’i shtojë elementë të rinj që mund te rezultojnë në favor të pilotit gjermane. Skuderia italiane konfirmoi gjithcka nëpërmjet një zëdhënësi të saj duke e lënë përfundimisht cështjen e apelimit duke ditur që kishin shanse minimale për të fituar.
Afati për të bërë apelin skadoi në orën 21:15 të së enjtes në Evropë dhe tani për Kokëkuqen italiane janë në dispozicion 14 ditë për të kërkuar rishikimin e cështjes dhe për të gjetur provat e duhura për të vënë në dyshim aplikimin e këtij dënimi ndaj Fetelit.
Cështja e rishikuar duhet të prezantohet në 23 qershor kur do të zhvillohet edhe Cmimi i Madh i Francës dhe në të duhet të ketë prova të reja për të modifikuar penalizimin. Nëse ai do të tërhiqet, Fetelit do t’i jepet fitorja e garës së Kanadasë djhe do t’i hiqej dënimi me 5 sekonda nga koha përfundimtare e garës, gjë që nuk ka ndodhur më parë në Formula 1.
sfidanti.al