Higuain do vetëm ngjyrat bardhezi, i vëllai: Në Itali shkon vetëm te Juventusi

Juventusi duhet që të gjejë zgjidhje për një sërë problemesh gjatë kësaj vere dhe një prej tyre është ajo e Gonzalo Higuain. Sulmuesi argjentinas ka ende 1 vit kontratë huazimi me Celsit, por mund të kthehet parakohe te bardhezinjtë, por nuk është e qartë nëse do të jetë për të qëndruar apo jo.

Në këtë pikë janë shfaqur zëra që e shohin Higuain te Roma për të zëvendësuar Edin Xhekon me destinacion të mundshëm Interin. por vëllai i sulmuesit argjentinas, Nicolas Higuian që është njëkohësisht edhe agjenti i tij e përjashtoi një lëvizje të tille.

‘Me gjithë respektin për skuadrat e tjera të Serisë A, nëse Higuain do të qëndrojë në këtë kampionat, do të jetë vetëm për Juventusin, është cështje e zgjedhjes personale dhe profesionale-tha Nicolas Higuain.
për më tepër, ardhja e Sarrit në stolin e Juventusit do të jetë një ndihmë për Higuain për të qëndruar te Zonja e Vjetër, edhe pse zërat që flasin për interesin e vazhdueshëm të Juventusit për Ikardin, ia mbyllin dyert e qëndrimit të Higuain në Torino.

Kështu, Higuain mund të qëndrojë te Celsi, që nuk do të mund të bëjë blerje në merkato, vetëm një zhvillim i madh në cështjen e vendimit të FIFA mund të ndryshojë gjërat. Ajo që është e sigurt është se nuk do të kthehet te River Plejt.

‘Është akoma 32 vjec, është ende shpejt dhe mund të japë akoma shumë-vijoi Nicolas Higuain-nëse gjatë pushimeve do të fitojë energjitë e duhura mund të jetë në lartësinë e Juventusit’

sfidanti.al