Sekreti I Haaland; është ngjizur në dhomat e zhveshjes së stadiumit

Erling Haaland nuk rresht së befasuari dhe dygolëshi në ndeshjen mes Borussias së Dortmundit dhe Paris Saint Germainit është vetëm arritja e fundit e talentit norvegjez që po cmend të gjithë Evropën dhe që verdhezinjve u kushtoi vetëm 20 milionë Euro.

Dhe duket se topi I futbollit ka qenë fati I Haaland, të paktën kjo rezulton nga ajo që tregon një mik i familjes Haarland, Jan Aage Fjortoft që tani është komentator për një televizion norvegjez

‘Erling? Cfarë prisni nga një djalë që është ngjizur në një dhomë zhveshje stadiumi-tha Fjortoft në transmetim të drejtpërdrejt, një ngjizje që ndodhi gjatë një raporti seksual në dhomën e zhveshjes së Leeds

Fjortoft ka qenë shok skuadre me Haaland Senior sin ë Angli dhe në kombëtaren norvegjeze  dhe mes tyre lindi një miqësi e forte që zgjati në kohë. Dhe mes rrëfimeve më kurioze ishte padyshim ajo e ngjizjes së fenomenit të futbollit botëror, një prapaskenë që konfirmon se si Haaland është një I predestinuar

Sfidanti.al