Skandali që tronditi Barcelonën pas akuzave për pagesën e një kompanie te mediave sociale për diskreditimin e futbollistëve e ish futbollistëve, ecën me hapa formalë e joformalë. Ditën e mërkurë, presidenti I Barcelonës, Josep Maria Bartomeu mbajti një mbledhje të jashtëzakonshme të Komisionit të Delegatëve të klubit në praninë e zv/presidentëve, të Shefit Ekzekutiv dhe të Këshilltarit Teixidor.
Ndërkaq, te klubi katalanas është regjistruar edhe dorëheqja e parë dhe behet fjalë për Drejtoreshën e Financave që dha dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e saj
Shumë prej drejtuesve të klubit blaugrana janë të irrituar për mënyrën sesi e administroi Bartomeu këtë cështje dhe jo vetëm duke qenë se 800 mijë Eurot e paguar nga Barcelona për kompaninë I3 Ventures e kalojnë shimë shifrën që kërkohet për të marrë miratimin e “Comité de adjudicaciòn”, dicka që u evitua me shumë kujdes. Në shënjestër u vu Jaume Masferrer, Drejtori I Zonës së Presidencës që ka firmosur kontratën me I3 Ventures dhe pikërisht për këtë arsye Bartomeu vendosi të hapë hetimet e brendshme për të gjetur faje dhe fajtorë.
Por jo vetëm kaq, që atmosfera te Barcelona nuk është ndër më të mirat pas zbulimit të Cadena Ser e tregojne edhe polemikat në rrjetet sociale mes Gerard Pique dhe Marcal Lorente një gazetar I Barça TV që në Tëitter shkroi një postim në mbështetje të presidentit të Barcelonës. Pique, që ishte një ndër personalitetet më të diskretituar sipas Cadena Ser u përgjigj menjëhere duke e përkufizuar Lorenten një buratin
Sfidanti.al