Manchester City, Soriano: Akuza false, nuk është drejtësi, por politikë

Pas dënimit të rëndë të UEFA me përjashtim të Manchester City nga kompeticionet e UEFA për 2 sezone, drejtuesit e klubit anglez vendosën të flasin dhe të hidhen në sulm dhe këtë e bënë nëpërmjet Administratorit të Deleguar, Ferran Soriano që dha një intervistë për televizionin zyrtar të klubit

‘Tifozët të jenë të sigurt për 2 gjëra; e para akuzat janë false dhe e dyta është që do të bëjmë gjithka mundemi për ta vërtetuar-tha Soriano-kemi bashkëpunuar. I kishim provat për këtë, por Dhoma Investigative e Fair Play Financiar besoi më shumë te emailed e vjedhura që ishin jashtë konteksti në krahasim me provat që kishim dhënë ne. Kjo nuk është drejtësi, është politikë’.

Në të njëjtën kohë Soriano konfirmoi edhe njëherë se Manchester City do të apelojë vendimin e UEFA në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv

‘Sigurisht që po kërkojmë një zgjidhje të paraprirë nëpërmjet një procesi të kujdesshëm dhe të barabartë, kështu që shpresa më e madhe është që e gjithë kjo të përfundojë para fillimit të verës dhe deri atëherë, për ne gjërat shkojnë si zakonisht-vijoi Ferran Soriano.

Administratori I Deleguar I Manchester City foli edhe sesi po përjetohet ky moment nga Guardiola dhe skuadra.

‘Sigurisht që Pep është mbajtur I informuar, por kjo është dicka që ai nuk mund të përgjigjet-tha Soriano-është I përqendruar te futbolli, po përqendrohet te ndeshjet. Po kështu edhe futbollistët, janë të qetë, të përqendruar dhe kjo cështje është më shumë një cështje biznesi, një cështje ligjore sesa një cështje futbolli’.

Sfidanti.al