Juventus dhe Maurizio Sarri marrin lajme të këqija nga Gonzalo Higuain. Kur kanë mbetur 3 ditë nga sfida e Serie A me SPAL, sulmuesi argjentinas është ndalur për shkak të një dëmtimi të lehtë në shpinë. Higuain nuk mori pjesënë stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës dhe vështirë se do të jetë në dispozicion të Sarrit për ndeshjen që do të luhet në Ferrara.
Ndërkohë, është për t’u vlerësuar gjendja e tij edhe për sfidën e 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve ndaj Lyoni. Problemi fizik I Higuain nuk është aspak një lajm I mirë për Zonjën e Vjetër pasi argjentinasi është I vetmi qendërsulmues I mirfilltë në skuadër
Ndërkohë, Miralem Pjanic vijon punën në aspektin fizioterapik, ndërkohë që portierin e tretë, Pinsoglio e ka mbërthyer një gjendje gripale kurse Rabiot kreu seancë stërvitore të personalizuas sic ishte programuar
Sfidanti.al