Wanda Nara: Icardi te Juventus apo PSG? Do të vendosë ai vetë

Wanda Nara kthehet të flasë për të ardhmen e Mauro Icardit, kartoni I të cilit është në pronësi të Interit, ndërkohë që ai është te Paris Saint Germaini në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

‘A do të shkojë ndonjëherë Mauro te Juventusi? Këtë nuk e di, nuk e di nëse vitin tjetër do të jetojmë në Milano apo në Paris-tha Wanda Nara-në futboll nuk dihet asnjëherë së cfarë do të ndodhë. Është ai që do të bëjë zgjedhjen dhe ne do ta ndjekim. Është e vështirë që të diskutokmë sepse e njoh Mauron dhe e di me saktësi se cfarë do si futbollist dhe e di cfarë e bën të ndihet mirë si person. Fakti që unë e ndjek në zgjedhjet e tij si bashkëshorte dhe agjente për të është një siguri më shumë’.

Ndërkaq, Wanda shpjegon edhe sesi mundëson bashkëekzistencën e rolit të saj si modele dhe agjente. ‘Presidentët e klubeve më njohin prej 5 vitesh e gjysmë dhe e dinë që jam një femër e spektaklit-vijoi Wanda Nara-bëj modelen që në moshën 5 vjecare dhe në Argjentinë jam e famshme. Por rolin e agjentes e bëj seriozisht dhe atyre duhet t’u interesojë vetëm kjo’

Sfidanti.al