Sa thashetheme për Agueron; tani ‘love story’ me një modele 22 vjecare?

Që pas ndarjes me Xhanina Maradonën, jeta dashurore e Serhio Agueros ka qenë gjithnjë në faqet e para të revistave të kronikave rozë. Në cdo moment është shfaqur nga një bukuroshe si e dashura e sulmuesit të Mancester Sitit dhe së fundmi është folur për një lidhje të Agueros me Zoe Kristofoli, ish e dashura e Fabricio Koronës.

Por tani nga Argjentina vijnë të tjera lajme për jeten sentimentale të Agueros. Sipas moderatores Janina Latorre, Aguero duket se ka nisur një histori dashurie me një Sofia Calzettin, një modele dhe studente 22 vjecare. Tashmë Sofia ndodhet në Londër dhe ai që i dhuroi biletat për ta takuar në Argjentinë ishte vetë futbollisti.

sfidanti.al