Për të mirën e spektaklit, UEFA duhet të eliminojë rregullin e golit të shënuar në fushë kundërshtare nga skuadrat në kompeticionet e saj. Ky është opinioni i dhënë nga një emër i njohur i futbollit britanik dhe atij evropian si Geri Lineker teksa ishte duke ndjekur ndeshjen mes Mancester Junajtid dhe Barcelonës e fituar nga kjo e fundit me rezultatin 1-0.
‘Nuk e di cfarë mendoni ju, por do të më pëlqente që të eksperimentonim për një sezon heqjen e rregullit të golit në fushë kundërshtare-tha Lineker për mikrofonët e BT Sport-në ndeshjet e para që luajnë në shtëpi, skuadrat tregohen të kujdesshme për të mos pësuar gol nga kundërshtari që në kthim do të ketë një avantazh. Por nëse UEFA e eliminon këtë rregull, skuadrat në fushat e tyre do të bënin një lojë më të hapur pa pasur frikën se golat e pësuar do të rëndonin situatën e tyre për sfidën e kthimit’.
Ideja e Lineker dukte se gjeti mbështetjen e Ouen Hargrivs i cili deklaroi se Mancester Junajtid humbi 2-0 në shtëpi edhe ndaj Paris Sën Zhermenit për të fituar sfidën e dytë dhe duke u kualifikuar. Hargrives shtoi se Djajtë e Kuq mund ta përsërisin suksesin edhe ndaj Barcelonës.
Por entuiziazmi i Hargrivs venitet nga statistikat. Në fakt në 20 vitet e fundit, Mancester Junajtid ka fituar vetëm 1 herë në Camp Nou. problemi është se në atë kohë Djajtë e Kuq nuk luanin kundër të zotërve të shtëpisë, por kundër Bajernit të Mynihut në finalen e Ligës së Kampioneve të vitit 1999.
sfidanti.al