Kristiano Ronaldo, ‘ditëlindje’ si fenomen; 12 vjet më parë shënoi golat e parë në Champions

Kristiano Ronaldo e bën përsëri. 12 vjet, që nga shënimi i dy golave të tij të parë në Ligën e Kampioneve, ylli portugez u bë sërish vendimtar këtë radhë në ndeshjen me Ajaksin në ‘Johan Cruyff Arena’ të Amsterdamit teksa shënoi golin e tij të 125 në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube. Ronaldo e shënoi golin ndaj ‘Harkëtarëve’ me një gjuajtje me kokë dhe që nga debutimi i tij ne Champions në 2003, ky është goli i 23 i tij i shënuar në këtë mënyrë.

Goli i parë në Champions i Ronaldos u shënua në 10 prill të 2007 kundër Romës dhe që nga kjo ditë, 5 herë fituesi i Topit të Artë ka shënuar pafund duke e kthyer Ligën e Kampioneve, sezon pas sezoni kompeticionin e tij. gjatë këtyre 12 viteve, Kristiano Ronaldo ka arritur në një mesazhe prej rreth 11 gola në sezon në Champions League, 1 gol cdo 111 minuta, shifra këto që bëhen të cmendura po të marrim parasysh fazën me eliminim direkt, pasi janë këto momentet ku ai shfaq të gjithë shkëlqimin e tij.

Në total, Ronaldo 64 gola i ka shënuar në fazat me eliminim direkt, 23 në 1/8 e finaleve, 24 në cerekfinale, 13 në gjysmëfinale dhe 4 në finale. I dyti është Lionel Messi me 42 gola ndërkohë që i treti është Tomas Myler me 21.

sfidanti.al