Cristiano Ronaldo ka 106 milionë ndjekës në Instagram dhe di shumë mirë sesi të përfitojë. Agjencia britanike Hopper ka bërë të ditur se portugezi fiton 352 mijë Euro për cdo postim të tij në këtë rrjet social dhe është i treti në klasifikimin e Pasanikëve të Instagramit. Përpara tij në këtë renditje të vecantë ndodhen Selena Gomez dhe Kim kardashian, ndërkohë që në Top-10 është edhe ylli i Cleveland Cavaliers, LeBron James. Sipas ‘Hopper’, Cristiano Ronaldo ka publikuar 1893 postime në profilin e tij në Instagram dhe nëse do të vendosej një çmim për secilin prej tyre; atëherë llogaritë e tij do të pasuroheshin me plot 667 milionë Euro.
sfidanti.al