Allegri-Ambra Angiolini, shpërthen dashuria; ja çifti i verës 2017

Massimilliano Allegri-Ambra Angiolini mund të quhet cifti i verës së këtij vit. Trajneri livornez, përpara se të nisë punën për sezonin e ri me Juventusin mendoi të kalojë disa ditë pushimesh në Argentario dhe ishte në shoqërinë e Ambra Angiolinit, ish- bashkëshortes së këngëtarit Francesco Renga. Ishte revista e përjavshme Chi ajo që publikoi fotot e këtyre personaliteteve që nuk i kursyen aspak përkëdheljet, përqafimet dhe puthjet duke mos lënë vend për asnjë lloj interpretimi.

sfidanti.al