Futbollistë që vlejnë 100 milionë Euro?Për Thiagon, Bayerni e tepron..

Bayerni i Mynihut nuk ka nevojë të blejë futbollistë që kushtojnë 100 milionë Euro. Ky është opinoni i dhënë nga mesfushori i klubit bavarez, Thiago Alcantara në lidhje me lëvizjet në merkato ku ditët e fundit shifrat e dhënë nga skuadra të ndryshme për futbollistë të caktuar kanë qenë marramendëse pasi e kanë kaluar kufirin e 100 milionë Eurove. ‘Bayerni gjithnjë është dalluar për faktin që nuk ka pasur në përbërje futbollistë me një vlerë prej 100 milionë Euro-tha Thiago për’Bild’-nuk është e nevojshme që të shpenzosh kaq shifra kaq të larta në merkato . Ka shumë futbollistë të rinj të talentuar që duhen zbuluar e që kushtojnë më pak. Kjo është politika e Bayernit; të zbulojë futbollistë dhe t’i formojë’

sfidanti.al