Meni Pakiao kërkon ndeshje revansh me australianin Horan

Ish-kampioni i botës në peshën gjysmë të mesme në versionin WBO filipinasi 38-vjeçar Meni Pakiao vuri në dukje se ai është gati për ndeshjen revansh kundër boksierit australian Xhef Horn që, duke i befasuar të gjithë, e mundi, pak ditë më parë, Pakiaon. Sidoqoftë, shumëkush konsideron se fitorja duhet t’i jepej Pakiaos. Meni e humbi ndeshjen, se cilës nuk i mungoi as gjaku, ndaj Hornit në prani të 50 000 shikuesve që kishin mbushur tribunat e qytetit australian të Brisbejnit.

Në botën e boksit, opnionet janë të ndarë lidhur me rezultatin e ndeshjes, por numri më i madh i tifozëve konsideron se kishte fituar Pakiao dhe se ai kështe pësuar humbje në mënyrë të pamerituar. “Unë jam gati për ndeshjen revansh, pa asnjë dyshim. Në marrëveshjen tonë është shënuar edhe opsioni për ndeshjen revansh, kështu që nuk do të ketë ndonjë problem lidhur me këtë ndeshje të dytë”, vuri në dukje Pakiao.

Sfidanti.al