Sa keq i bëri El Klasiko, Ronaldo dënon të dashurën!

Edhe pse gjithçka e ka arritur me djersë të derdhur lumë, sërish Kristiano Ronaldo qenka një njeri bestyt, supersticioz. Natyrisht, të jesh yll shumë i madh në futboll nuk do të thotë me domemos të kesh kulturën e duhur për ta shmangur këtë kotësi. Mediat raportojnë se supersticioni i CR7-ës u duk më fort se kurrë pas humbjes në El Klasikon me Barcelonën.

Gazetat shkruajnë se ylli portugez anuloi menjëherë një mbrëmje (party) që e dashura, Georgina Rodrigez, kishte planifikuar të organizonte në shtëpinë e tij në Madrid, pas ndeshjes me katalanasit. Georgina gjithsesi nuk i kishte bërë planet me një humbje të papritur të skuadrës së mashkullit të saj. Kjo ndodhi dhe Ronaldo nuk pati mëdyshje. “Georginë, nuk do të ketë festë sonte në shtëpinë time, sepse unë kam humbur”, – ishin fjalët e tij. Jo vetëm kaq, por Kristiano vendosi edhe që Georgina të mos bënte më asnjë lloj mbrëmjeje në shtëpinë e tij, sepse mendon se i sjellin ters.

Sfidanti.alronaldo pas el klasikos