Ronaldos nuk do t’i pëlqejë aspak, vetëm i 11-ti në renditjen e modës!

Ka një renditje sporti dhe një renditje mode për yjet sportivë. Kristiano Ronaldo është mësuar të jetë ose në vend të parë, ose në podium përsa i përket garave të futbollit apo atyre të rrogës dhe fitimeve, me rivalë si Lionel Mesi apo Lebron Xhejms. Gjithsesi, portugezi do të ketë mbetur shumë i zhgënjyer nga vendi i 11-të në renditjen botërore të modës për njerëzit e sportit. Ylli 32-vjeçar i Realit u cilësua si “i shkathët, elegant dhe në formë”, ndonëse atij do t’i shkoin më shumë një xhaketë lëkure, një këmishë “T” dhe një veshje e markës “Denim”.

Në vend të parë u rendit lojtari më i mirë i vitit në NBA, Rasëll Uestbruk i Oklahomës që u cilësua si “më provokativi, eksentriku, dhe enigmatiku njeri, edhe si lojtar i NBA-së, edhe për mënyrën e veshjes”. Pas tij, Viktor Kruz i ekipit të Çikago Bersave të NFL-së, ndërsa yje të njohur europianë si Federer (i katërti), Ljuis Hamilton apo Maria Sharapova, ishin përpara Ronaldos, ashtu si edhe Serena Uilliams.

Sfidanti.al