Ronaldo mbërrin në Torino mes ovacionesh, por e presin edhe 2 vila luksoze

Kristiano Ronaldos i rezervuan një pritje madhështore në aeroportin e Torinos me ovacione të shumta si të ishte një yll rocku. për më tepër në ambientet jashtë pistës së avionit atë dhe familjen e tij e prisnin edhe 6 makina të tipit Jeep që kompania i kishte caktuar për të. megjithatë kurioziteti më i madh është ai për rezidencën e futbollistit që në të vërtetë është një vilë dyshe në zonën Gran Madre pranë qendrës së Torinos. Ajo që bie më shumë në sy është fakti se Ronaldo do të ketë si fqinjin e tij as më shumë e as më pak, por vetë presidentin e Ferrarit, Xhon Elkan.

Të dy vilat e Ronaldos dominon ngjyra gri, ndërkohë që dhomat janë plotë dritë. në këto rezidenca është krijuar hapësira për krijimin e një palestre dhe një pishine të mbuluar. Ronaldo dhe familja e tij e madhe do të jetojnë tek një prej vilave, ndërsa tjetra do të jetë vetëm për privatësinë e futbollistit.

sfidanti.al