Murinjo këshillë me spec Juventusit: Kini kujdes me Ronaldon

Trajneri i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, komentoi transferimin e Kristiano Ronaldos nga Reali te Juventusi. Ky futbollist portugez u bë lojtari më i shtrenjtë në historinë e Serisë A, por Murinjo e paralajmëroi Juventusit që ai te këtë kujdes.
“Transferimi i Ronaldos është diçka fantastike për Juven dhe futbollin italian, në përgjithësi. Ky klub, normalisht, do ta dominojë kampionatin italian dhe do të arrijë deri te titujt edhe më lehtë sesa ka bërë më parë. Nga ana tjetër, një gjë e tillë mund t’i stimulojë më shumë ekipet kundërshtare si Roma, Napoli, Inter dhe Milan, që të përforcohen në mënyrë suplementare dhe të përpiqen që ta përballojnë Juventusin”, tha Murinjo.
Sfidanti.al