Mançester Junajtid është në turne, Pogba e Felaini festojnë në Los Anxheles.

Ndërsa Mançester Junajtid zhvillon ndeshjet e tij të International Champions Cup, duke bërë paraqitje për të ardhur keq, Paul Pogba vazhdon të festojë titullin e kampiones së botës që Franca fitoi në 15 korrik në finalen e Moskës ndaj Kroacisë.

Mesfushori i Djajve të Kuq qështë parë në një vilë në Hollyëood të zbukuruar me tullumbace me ngjyrat e flamurit francez teksa festonte në shoqërinë e miqve te tij dhe të disa vajazave triumfin e Bluve. mes të ftuarve në festën e Pogbasë ishin edhe Adil Rami si dhe futbollisti tjetër i Mançester Junajtid, Maruan Felaini. të dy lojtarët e Djajve të kuq, pritet të kthehen në skuadër një javë përpara fillimit të sezonit të ri në Premier League.

sfidanti.al