Zlatan Ibrahimovic nxjerr sërish nga telashet Los Anxheles Galaksi. Sulmuesi suedez ishte heroi i kalifornianëve në fitoren 4-3 që ata arritën ndaj Orlando Sitit, me Los Anxheles Galaksi që tashmë është në vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit, 1 opikë më pak se rivalët e qytetit Los Anxheles FC. 36 vjecari është autori i një tregolëshi në këtë sfidë, gola të cilët i shënoi në pjesën e dytë të sfidës.
Ibrahimovic i dha dy herë mundësinë Los Anxhelesit të barazojë pikërisht kur rezultati ishte 2-1 dhe 3-2 për Orlandon, ndërkohë që në minutën e 71 ai shënoi golin e fitores për kalifornianët. Por jo vetëm kaq, me golat e shënuar në këtë ndeshje, suedezi u ngjit në kuotën e 15 finalizimeve në 17 ndeshje dhe është në vendin e dytë në listën e shënuesve më të mirë të Major League Soccer, pas Xhozef Martinez me 24 gola.
sfidanti.al