Reali ‘harron’ Hazardin; tani tenton Uillian dhe Kurtua’

Reali i Madridit duket se e ka lënë në harresë për momentin Eden hazard. megjithatë kjo nuk e pengon skuadrën madrilene që të shënjestrojë skuadrën e Celsit. Sipas tabloidit britanik ‘Daily Mail’, drejtuesit e ‘Los Blancos’ po tentojnë të sjellin në ‘Santiago bernabeu’, brazilianin  Uillian dhe portierin Kurtua për të cilët kanë shfaqur gatishmërinë për të paguar 113 milionë Euro.

Mësohet se vlera e përcaktuar për të paguar për kartonin e portierit belg është 40 milionë Euro, ndërsa ajo për Uillian është 73 milionë Euro. Çelsi nga ana e tij duket se po tundohet të pranojë këtë ofertë, ndërkohë që Blutë duket se kanë nisur tashmë kërkimet për zëvendësuesin e Kurtua’.

Përsa i përket Uillian, Reali duket se e kërkon brazilianin pasi mendon një largim të mundshëm të Gareth bale nga skuadra kampione e Evropës. Pak kohë më parë, Uillian ishte edhe në shënjestrën e barcelonës që arriti të ofrojë deri në 73 milionë Euro, por në fund katalanasit preferuan blerjen e Malcom.

sfidanti.al