Barça kërkon sponsor për emrin e stadiumit, mendon të ardhura 300 mln Euro

Turnetë verorë të skuadrës së Barcelonës, janë një burim i mirë  të ardhurash, por katalanasit shikojnë edhe më larg. kampionët e Spanjës tashmë kanë nisur të mendojnë për të ardhurat që mund të sigurohen nga stadiumi i tyre dhe emri  i tij. sipas asaj që publikohet te e përditshmja Marca, drejtuesit e Barcelonës, pas referendumit të vitit 2015 ku u miratua rikonstruksioni i Camp Nout aktual, filluan të kërkonin sponsorizim për emrin e ri të tij për vlerën e 200 milionë Eurove.

Por pas 3 viteve, gjërat kanë ndryshuar dhe te Barcelona presin që ky nivel të ardhuarash nga ndryshimi i emrit të stadiumit të rritet në 300 milionë Euro. Bisedimet tashmë janë të hapura me kompani amerikane dhe aziatike. Gjithnjë sipas të përditshmes ‘Marca’, emri i sponsorit të ri për stadiumin e Barcelonës do të përcaktohet në muajt e parë të vitit 2019.

sfidanti.al