Zhoze Murinjo është në alarm dhe shkaku është paraqitja e dobët e skuadrës së Mançester Junajtid në 2 ndeshjet e zhvilluara deri tani në International Champions Cup. portugezi nga dëshpërimi ka bërë një apel futbollistëve që janë me pushime që të kthehen në stërvitje përpara afatit të parashikuar dhe në shënjestrën e tij janë vënë pikërisht Pogba, Lukaku, Lingard e Felaini
‘Shpresoj që lojtarët që janë në pushime të merituara të kujdesen për formën e tyre dhe ndonjëri prej tyre të ndjekë shembullin e Rashford e Phil Jones që u bashkuan me ne më herët nga sa e kishin parashikuar për të ndihmuar skuadrën, përndryshe do të jemi në telashe në fillimin e sezonit të ri’-tha Mourinho.
Nuk e dimë nëse lojtarët do t’i përgjigjen apelit të Murinjos që do të drejtojë skuadrën e Djajve të Kuq edhe në ndeshjet ndaj Realit të Madridit e Bajernit të Mynihut përpara se sezoni i ri i premier League të nisë zyrtarisht. ndeshja e parë e Mancester Junajtid në premier League për 2018/2019 është ajo me Leister në 10 gusht.
sfidanti.al