Manuel Nojer është një njeri si gjithë njerëzit e tjerë. Ka një nënë, një baba, fle gjumë, ushqehet, rrethohet nga njerëz të dashur dhe ka një profesion. Gjithsesi, fakti që është kampion bote në futboll e bëka kaq të veçantë saqë shumë njerëz marrosen kur e shikojnë. Padyshim, edhe një pjesë e mediave që bërtasin “me gishta në vesh”: O milet, shikoni Nojerin! Hera e fundit që u quajt “e pabesueshme” ishte pikërisht sot kur portieri i Bajernit dhe i Gjermanisë u pikas ndërsa ndodhej si turist në qytetin puljez, Martina Franka.
Disa djem të qytetit, gjithashtu, u mrekulluan që Nojer ishte aq pranë tyre dhe nuk munguan të bënin një foto me të, ndoshta me shpresë se kjo mund t’u sjellë fat, apo se ndoshta kanë dëshirë që t’i ngjajnë! E sigurt është se e para nuk do të ndodhë, ndërsa e dyta vështirë të ngjajë, pasi Nojer u bë i suksesshëm dhe i pasur thjesht nga parametra fizikë dhe nga përkujdesja e atyre që pati pranë.
Mediat “zhbiriluan” edhe se Pulja, sidomos Val d’Istria qenka bërë një vend i preferuar i yjeve si Nojeri, dhe se pikërisht aty qenkan martuar me bujë të madhe, Xhastin Timbërlejku e Xhesika Bajl.
Sfidanti.al