Iniesta ka mendim shumë të lartë për Verratin, ftesë për tek Barça?!

Andres Iniesta e di se nuk mund të ketë karrierë edhe për një kohë të gjatë tek Barcelona. Mesfushori më i dashur në Spanjë i dekadës së fundit, ka bërë plane madje edhe sesi mund t’ia dalë skuadra e tij në të ardhmen, kur ai të mos jetë aty. Iniesta veçon Marko Verratin si futbollistin ideal për të veshur fanelën e tij me numër 8.

Iniesta është në të njëjtën linjë me klubin, besohet, pasi drejtuesit e Barcelonës kanë menduar prej disa kohësh që të bëjnë një ofertë tek Paris SG për italianin e ri. Verrari është 24 vjeç, dhe ashtu si Iniesta është shtatshkurtër (1.65 metra), i talentuar, por ndoshta më pak gjenial dhe më i fortë fizikisht sesa spanjolli.

Është lojtari i PSG-së, Blez Matyidi që zbulon këtë detaj, pasi thotë se ka pasur një bisedë me Iniestën gjatë ndeshjes së Championsit, fituar nga parizienët me rezultatin 4-0. “I thashë që Verrati është pasardhësi yt ideal, dhe Iniesta m’u përgjigj se ky ishte edhe mendimi i tij”, – u shpreh Matyidi.

Sfidanti.al