Do të kishte qenë magjia në shkallën sipërore nëse Saton Junajtid do të kishte shkaktuar një tjetër të papritur të madhe dhe do të ishte vënë përballë Linkoln Sitit në çerekfinalen e Kupës së Anglisë. Kjo nuk ndodhi, edhe pse mrekullitë kanë qenë të jashtëzakonshme, dhe mund të ndodhin sërish. Ishte Arsenali që nuk lejoi të papritura në fushën ekipit të kategorisë së pestë, duke fituar 2-0 dhe duke qenë pikërisht ai që do të luajë me një tjetër skuadër të kategorisë së pestë.
Lukas Peres dhe Teo Ualkot ishin autorët e golave në stadiumin modest “Gander Grin Lejn”, ndoshta i vetmi në botë ku invazioni i tifozëve në fushë mund të ndodhë përpara dhe pas ndeshjes. Edhe pse la rezervë ndonjë prej yjeve, sërish Arsen Venger hodhi në fushë një skuadër shumë të fortë për të mos lejuar ndonjë shaka. Saton Junajtid nuk u dorëzua, madje goditi edhe shtyllën në pjesën e dytë dhe krijoi raste, por aventura përfundoi të hënën në mbrëmje. Ndoshta është sërish sezoni i Arsenalit në Kupën e Anglisë.
Sfidanti.al