Një italiane speciale,Monika e Lorikut, e flaktë kuqezi

Gruaja e Lorik Canës pavarësisht se është italiane, ajo është një tifoze e Kombëtares shqiptare.

ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka treguar se si gruaja e tij Monika edhe pse italiane, ajo është tifozë e Kombëtares së Shqipërisë.

Ai tregoi se madje në ndeshjen e kthimit në Shqipëri do të jetë në stadium dhe e veshur me ngjyrat kuqezi.

“Në fakt, ajo ka qenë gjithnjë në anën time. Pra, është 300 për qind shqiptare. Madje, shpesh ka qenë më e flaktë se unë në diskutimet që kemi me miqtë këtu në Romë kur diskutohet kjo ndeshje. Unë do të jem në stadium për ndeshjen e së premtes, ndërsa ajo do ta shohë nga TV. Por më ka premtuar se për ndeshjen e kthimit në Tiranë do të jetë në stadium dhe do të jetë e veshur me ngjyrat kuqezi”, ka thënë Cana për Panorama Sport