Nejmar dhe Bruna janë ndarë, por ndoshta jo për fare!

Historia e tyre ka marrë fund, të paktën siç janë shprehur vetë ata. Nejmar nuk e takon më Bruna Markezinën, modelen dhe aktoren bukuroshe braziliane, por kjo nuk do të thotë se nuk mendon për të. Mjaftoi një festë në Rio, këto ditë vere, që ylli i Barcelonës të tregonte se ende e ndjente si magnet praninë e saj. Ai shkoi dhe e takoi në një sallë kërcimi, duke i thënë diçka që fillimisht, vajzës nuk i pëlqeu. Veçse, dihet sesi është njeriu, apo siç thuhet më shpejt, si janë vajzat. Nëse këmbëngul, edhe mund të ndryshojnë mendje.

Kështu i ndodhi edhe Brunës, pasi fotografët “ilegalë”, që u shkojnë nga prapa njerëzve publikë, fiksuan një fotografi që tregonte krejt tjetër gjë, disa minuta më pas. Nejmar dhe Bruna u puthën dhe u përqafuan, aspak me mosdashje apo dhunë, por krejt me pëlqim të dyanshëm. Nuk dihet nëse ish-të dashurit tashmë kanë filluar lidhje të reja, pasi këto foto mund të shkaktojnë jo pak dhimbje dhe grindje.

Sfidanti.al