Shkëndija, po, që është europiane, tregohet e madhe ndaj Daçias!

Nëse ka një skuadër shqiptarë të cilën e ndjek me kënaqësi në Europë, ajo është Shkëndija e Tetovës. Pa i ulur aspak meritat Skënderbeut dhe Kukësit, tetovarët që luajnë në ligën maqedonase, janë duke shkëlqyer në dy edicionet e fundit. Pas një ecurie të mrekullueshme në edicionin e kaluar, vazhdoi përsëri me rezultate tepër pozitive edhe këtë vit. Mundi 3-0 Daçian e Çisinaut në stadiumin “Mlladost” (Rinia) në Strumicë, me gola të shënuar nga Besart Ibraimi që në minutën e 7-të me penallti, dhe nga Marjan Radeski në minutat 11 e 75. Rreth 2 000 tifozë ishin të pranishëm në stadium, në debutimin e trajnerit Qatip Osmani, ndërsa kalimi në turin e dytë në Ligën e Europës duket mjaft i mundshëm. Ibraimi goditi dy herë shtyllat, ndërsa Hasani u ndal nga portieri mik, Railanen.

Për fat të keq, nuk ishte në këto nivele Prishtina. Përfaqësuesja e Kosovës në këtë kompeticion nuk përballoi dot mungesën e përvojës dhe forcën e kundërshtarit që ishte Norçepingu (Norkopingu). Suedezët fituan 5-0 në fushën e tyre me gola të shënuar nga –Moberg-Karlson, Anderson, Eliason, dhe dy herë Holmberg, që të gjithë në pjesën e parë.

Sfidanti.al