Ndeshja-ekzibicion mes Floit Mejuedhër dhe Tenshin Nasuvaka bëri xhiron e botës kjo për faktin se boksieri 41 vjecar amerikan e mundi kampionin japonez të kikboksing dhe artet marciale të përziera në vetëm 138 sekonda duke fituar 9 milionë Euro, një fitore kjo që shkaktoi edhe shumë polemika.
Por mesa duket Mejuedhëri nuk do t’ia dijë aspak për këto polemika, madje gjeti mënyrën për t’u tallur me to.Si? ‘The Money’ në të vërtetë konfirmoi edhe njëherë pasionin e tij për parare duke pubikuar një foto të makinës së tij Rools Royce Phantom me dhjetëra tufa parash me kartmonedhën e Jenit japonez.
Sfidanti.al