Kristiano Ronado tani mund t’i shijojë në maksimum ditët e fundit të pushimeve verore përpara se të bashkohet me skuadrën e tij të re, Juventusin për sezonin e ri. Sulmuesi portugez, pas akordit të arritur me Agjencinë Spanjolle të Të Ardhurave tani është më i qetë dhe këtë e vërtetoi me anë të një fotoje të publikuar në profilin e tij në Instagram.
Në atë foto Ronaldo ishte bashkë me të fejuarën e tij dhe që të dy ishin të veshur në mënyrë elegante që do të thotë se ata ishin gati për të kaluar së bashku një mbrëmje romantike, një foto që ishte e shoqëruar me mesazhin: Pushime plot dashuri.
sfidanti.al