Barcelona ditët e fundit është kthyer në objekt polemikash. Arsyeja? mënyra e organizimit të udhëtimit të skuadrave të futbollit të meshkujve dhe të femrave në drejtim të SHBA. në rrjetet sociale u vu në dukje se skuadra e futbollit të femrave udhëtoi drejt Portlandit në klasin ekonomik të avionit, ndërkohë që për meshkujt ishte rezervuar ai i klasit të parë.
Por kundërpërgjigjja erdhi menjëherë nga klubi katalanas që i shoi përfundimisht polemikat, duke mundësuar që skuadra e femrave të udhëtojë nga Portland në Los Anxheles në klasin e parë të avionit, madje në Tëitter klubi spanjoll publikoi edhe fotot që e vërtetuan këtë.
Ndërkaq, Maria Teiksedo, një prej drejtueseve të Barcelonës nuk i kurseu kritikat duke e cilësuar cinike në mënyrën e dhënies së këtij informacionit. gjithsesi tashmë kjo histori u mbyll dhe barcelona është në Los Anxheles duke u akomoduar në hotelin ‘Beverly Ëilshire; në një zonë ekskluzive të Beverly Hills ku janë disa prej rrugëve më emblematike si ‘Rodeo Drive’.
sfidanti.al