Mungojnë vetëm 3 javë nga dasma e vitit në aspektin futbollistik. Në 30 qershor, ylli i Barcelonës, Lionel Messi dhe Antonella Rocuzzo do t’i drejtohen altarit për të formalizuar historinë e tyre të gjatë të dashurisë. Ceremonia martesore do të zhvillohet në Rosario, vendlindjen e çiftit dhe tashmë është përpiluar edhe lista e të ftuarve. Të pranishëm në këtë ngjarje të rëndësishme të jetës së Messit do të jenë të ftuar të gjithë futbollistët e Barcelonës, por jo të gjithë do të mund të marrin pjesë në të. Andres Iniesta do të jetë një prej atyre që do të mungojnë, kjo për shkak se 32 vjeçari do të qëndrojë me bashkëshorten e tij, Anna Ortiz e cila përpara pak javëve solli në jetë fëmijën e tyre të tretë, vogëlushen Siena. Ndërkaq, flitet me siguri për praninë e Luis Suarez dhe bashkëshortes së tij, Sofia Balbi me këtë të fundit që ka hapur një biznes me Antonella Rocuzzon. Po kështu pritet të jenë të pranishëm edhe shumë futbollistë të përfaqësueses argjentinase si Aguero, Lavezzi e di Maria si dhe Cesc Fabregas, Xavi Hernandez e bashkëshortja Nuria. Nuk kanë marrë ftesën e Lionel Messit, Luis Enrique dhe i gjithë stafi teknik. Po kështu Messi preferoi që të mos ftojë asnjë nga anëtarët aktualë apo ata të kaluar të bordit drejtues të Barcelonës.
sfidanti.al