Massimiliano Allegri u reziston ‘sirenave’ të klubeve evropiane dhe qëndron te Juventusi për të paktën edhe 2 sezone të tjerë. Trajneri livornez arriti marrëveshjen me drejtuesit e Zonjës së Vjetër pas një takimi të zhvilluar në selinë e klubit torinez. Në ditët e ardhshme, Massimiliano Allegri do të nënshkruajë një kontratë që do ta mbajë të lidhur me Juventusin deri në 2019 dhe do të përfitojë 7.5 mln Euro në sezon, shifër në të cilën përfshihen edhe disa bonuse të tjerë. Përveç kësaj, Allegri mori nga Marotta dhe Agnelli edhe garancinë për të ndërhyrë në merkaton e transferimeve për të rritur numrin e futbollistëve cilësorë në skuadër në mënyrë që Zonja e Vjetër të fitojë trofeun e Ligës së Kampioneve që i mungon që nga viti 1996.
sfidanti.al