Daniele De Rossi ka mundësi të mos jetë më pjesë e përfaqësueses italiane të futbollit pas Botërorit të vitit 2018. Është vetë futbollisti që e ka konfirmuar këtë gjatë ditëve të fundit në grumbullimin me skuadrën e ‘Të Kaltërve’. ‘Botërori i Rusisë mund të jetë eksperienca e fundit me përfaqësuesen-ka thënë de Rossi-ashtu sikurse edhe kontrata që kam me Romën. Janë 2 histori që po shkojnë drejt mbylljes. Pas disa muajsh do jem 34 vjeç dhe mund të jem në gjendje që të luaj edhe për një vit. Por kur e mendoj veten në moshën 37 vjeëare, atëherë detyrohem t’i shoh gjërat më me realizëm’ .
sfidanti.al